Pyetjet e bëra më shpesh

Aplikacion

1. Si të aplikoj për kartën Diners Club?

Aplikimi për kartën Diners Club bëhet ekskluzivisht vetëm online, vetëm me letërnjoftim në këtë link.

Diners Club nuk jep shpjegim në rast se pranimi për anëtarësim refuzohet.

2. Cilat janë kushtet për aplikimin për kartën Diners Club?
Kusht për fitimin e kartës Diners Clubështë që aplikanti të jetë i punësuar dhe të mos ketë status të mbi-borxhit ose të statusit të paditur në Byronë Maqedonase të kredive.
3. Sa kohë duhet pritur për të lëshuar një kartë?
Nëse aplikacioni miratohet, karta do të përpunohet brenda 24 orëve. Dorëzimi i kartës bëhet në afat prej3 deri në 5 ditë pune.
4. Ku duhet të tërhiqet karta?

Kartat dorëzohen me postë në adresën e dëshiruar.

Kartat e biznesit tërhiqen vetëm me autorizim të dhënë nga ana e anëtarit – personit juridik. Kur një kartë biznesi lëshohet për herë të parë, ajo dorëzohet nga ana e  Diners Club. Karta e biznesit e ri-lëshuar ose e rinovuar dërgohet me postë në adresën e dëshiruar.

5. Sa limit mund të miratohet në kartat e Diners Club?

Shuma e limitit të miratuar varet nga shuma e të ardhurave të anëtarit dhe ekspozimi i tij ndaj kredisë. Limiti përcaktohet sipas procedurave të punës së Diners Club.

  • Shuma maksimale e limitit të kartës Diners Club Classic është deri në 3 rroga.
  • Shuma maksimale e limitit të kartës së bashkë-brenduar Diners Club Acibadem Sistina është deri në 3 rroga.
  • Shuma maksimale e limitit të kartës Diners Club Advantage është deri në 5 rroga.
6. Sa është tarifa e anëtarësimit vjetor për kartën Diners Club?

Në vitin e parë poseduesit e kartës Diners Club Classic dhe kartës së bashkë-brenduar Diners Club Acibadem Sistina janë të çliruar nga pagesa e tarifës së anëtarësimit.

Gjatë qarkullimit vjetor mbi 90.000 MKD* pas vitit të parë nuk llogaritet tarifa e anëtarësimit. Përndryshe, tarifa mujore e anëtarësimit pas vitit të parë është 150 MKD.

Kompensimi mujor për anëtarësim për kartën Diners Club Advantage është 500 MKD.

*Nëse një përdorues posedon kartën Diners Club Classic dhe kartën e bashkë-brenduar Diners Club Acibadem Sistina qarkullimi sillet për të dyja kartat.

*Në qarkullimin e bërë llogariten vetëm llogaritë e faturuara në periudhën pre 12 muajsh, nga muaji i lëshimit të kartës.

Përdorimi

1. A mund të zmadhohet limiti i miratuar?

Limiti mund të zmadhohet me dërgimin e një “Kërkesë për limit“ nëpërmjet aplikacionit mobil My Diners.

Aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë në këto linke:
MyDines në App Store
MyDines në Google Play
MyDines në AppGallery

 
Për kërkesën vendos Bordi i kredive në bazë të historisë së kredive të anëtarit dhe kontrolleve të tjera të mundshme shtesë.

Përgjigje të kërkesës anëtari fiton me anë të një SMS në afat prej 3 ditësh pune.

Kërkesë për zmadhimin e limitit anëtari ka mundësi të parashtrojë në çdo 3 muaj.

2. Në cilat vende shitjeje mund të përdoret karta?

Kartat Diners Club mund të përdoren në më shumë se 4000 vende shitjeje fizike dhe online në Maqedoni dhe më shumë se 45 milionë vende shitjeje fizike dhe online në mbarë botën.

Vendet e shitjes ku është e mundësuar pagesa me kartën Diners Club janë të shënuara në mënyrë të dukshme me logon e Diners Club International dhe Discover.

3. A mund të blihet nëpërmjet internetit me kartën Diners Club?
Kartat Diners Club mund të përdoren edhe për pagesa në internet, por është e nevojshme që paraprakisht të bëhet regjistrimi i shpenzimit nëpërmjet aplikacionit mobil My Diners ose në 15 155 që transaksioni të mund të miratohet.
4. A mund të paguhen shpenzimet e përgjithshme me Diners Club (fatura e energjisë elektrike, fatura për ngrohje, faturat e telefonave mobilë dhe ata fiksë)?

Po, me kartën Diners Club mund të paguhet:                                                                

  • Faturat e energjisë elektrike në qendrat e pagesës dhe pajisjet kioskë të EVN edhe online në evnoline.mk me para të gatshme apo me këste.
  • Faturat për telefonat mobilë, fikse dhe për internet në qendrat e pagesës së A1 Maqedoni me para të gatshme.
  • Fatura për telefonat mobilë, fikse dhe për internet në qendrat e pagesës së Telekomit të Maqedonisë me para të gatshme.
5. A mund të aktivizohet një urdhër i përhershëm (afatgjatë) për të shlyer shpenzimet e përgjithshme?

Po, anëtarët e Diners Club nëpërmjet urdhrit të përhershëm (afatgjatë) mund t’i paguajnë faturat për: energji elektrike (EVN), ngrohje (furnizimi BEG), telekomunikacione (А1 Maqedoni dhe Telekomi i Maqedonisë), M-Recharge (Telekomi i Maqedonisë). Për të aktivizuar shërbimin e urdhrit të përhershëm (afatgjatë), duhet të plotësohet kërkesë dhe e njëjta të dërgohet në info@diners.mk. Kërkesa mund të shkarkohet këtu.

6. A mund të përdoret karta Diners Club për të tërhequr para të gatshme në bankomat?

Po, me kartat Diners Club mund të tërhiqen para të gatshme në bankomatet e NLB Banka, Halkbanka AD Shkup, Stopanska Banka AD Bitola dhe Uni Banka me mundësinë për pagesën e shumës së tërhequr deri në 12 këste mujore.

Kompensimi dhe komisioni për shërbimin „Tërheqje e parave të gatshme me këste“ është e përcaktuar në tarifën për kompensime të shërbimeve që i kryhen Diners Club, të publikuar në mënyrë zyrtare në faqen e internetit të Diners Club.

7. A mund të paguaj/tërheq para të gatshme me kartën e Diners Club jashtë shtetit??

Po, me kartat Diners Club mund të paguhet në më shumë se 45 milionë vende shitjeje dhe të tërhiqen para të gatshme në thuajse 1.2 milionë bankomate globale në më shumë se 140 shtete dhe territore në botë.

Të gjitha transaksionet në pikat e shitjes dhe bankomatet e huaja duhet të deklarohen paraprakisht si shpenzim përmes aplikacionit mobil My Diners.

Pikat e shitjes në të cilat është mundësuar pagesë me kartën Diners Club janë të shënuara në mënyrë të dukshme me logon e Diners Club International dhe Discover.

Bankomatet që u është lejuar tërheqja e parave të gatshme me kartën Diners Club janë të shënuara në mënyrë të dukshme me logon Diners Club International dhe Pulse. Paratë e gatshme jashtë vendit mund të tërhiqen edhe në sportelet e bankave të caktuara.

Të gjitha shpenzimet e bëra jashtë shteti më të larta se 20 euro ndahen automatikisht në 6 këste mujore.  shërbimi „Pagesa e kësteve jashtë shteti“ mund të çaktivizohet me telefonatë në qendrën e kontaktit në numrin 15 155.

8. A llogaritet komision (provizion) gjatë blerjes me këste ose gjatë tërheqjes së parave të gatshme nga bankomat me kartën Diners Club?

Po, në pajtueshmëri me llojin e transaksionit me kartat Diners Club llogaritet kompensim/komision  që është i përcaktuar në tarifën e kompensimeve të shërbimeve që i kryen Diners Club, të publikuar në mënyrë zyrtare në faqen e internetit të Diners Club.

9. Cilat janë shkaqet për autorizim të refuzuar të transaksionit me kartën Diners Club?

Shkaku për autorizim të refuzuar mund të jetë:

  • Të dhëna të pa përditësuara
  • Gabim teknik
  • Shkaqe krediti (limit, pin i gabuar, borxh)
  • Shpenzim i pa-raportuar jashtë shteti/në internet
  • Mbrojtje nga shpërdorimi

Nëse nuk ekziston asnjë nga shkaqet e cekura për refuzimin e autorizimit, është e nevojshme që të kontaktohet Diners Club në numrin e telefonit 15 155 ose në info@diners.mk.

10. A mund të ndahen në këste transaksionet e paguara me para të gatshme me Diners Club?

Po, transaksionet e kryera me para të gatshme mund të ndahen në këste me dërgimin e kërkesës tek info@diners.mk me të dhënat e mëposhtme:

  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i partisë
  • Data dhe ora kur është kryer shpenzimi
  • Emri i pikës së shitjes
  • Numri i kësteve në të cilin duhet të ndahet shpenzimi

Kërkesa duhet të dërgohet menjëherë pasi të jetë kryer shpenzimi, jo më vonë se afati i pagesës së faturës nëse shpenzimi është faturuar tashmë.

Fitimi dhe pagesa e faturave

1. Kur dhe në cilën mënyrë fitohen faturat nga Diners Club?

Gjenerimi dhe dorëzimi i faturave kryhet një herë në muaj.

Faturat dorëzohen me postë në adresën e dëshiruar ose adresën e-mail të specifikuar nga anëtari.

Kompensimi për dorëzimin e faturave nëpërmjet postës është i përcaktuar në tarifën e kompensimeve të shërbimeve që i kryen Diners Club, të publikuar në mënyrë zyrtare në faqen e internetit të Diners Club.

2. Si dhe ku mund të paguhet fatura nga Diners Club?

Faturat mujore mund të paguhen me para të gatshme ose me fletë-pagesë në sportel të bankës, për përdorues të FD Diners Club Internacional Mak AD Shkup, me numrin tatimor 4030992100592, në një nga këto llogari bankare: 

  • 300-0000037528-69 deponues në Komercijalna Baka AD Shkup;
  • 270-044567000-154 deponues në Halk Banka;
  • 210-0445670001-47 deponues në NLB Banka AD Shkup;
  • 500-0000007849-51 deponues në Stopanska Banka AD Bitola;

Në të gjitha bankat e tjera, që pagesa të kryhet me sukses, është e nevojshme të paraqitet një llogari bankare e njërës prej këtyre katër bankave.

Nëse faturat paguhen përmes bankës elektronike, në urdhër-pagesë duhet të paraqitet edhe llogaria bankare e njërës prej këtyre katër bankave.

Gjatë plotësimit të urdhër-pagesës, në thirrjen dhe miratimin e një numri, duhet detyrimisht të specifikohet numri i partisë së kartës Diners Club, i cili evidentohet në këndin e sipërm djathtas të faturës.

3. Cili është afati i pagesës së faturave?

Afati i pagesës, respektivisht data e pagesës së faturave, është i shënuar në vetë faturën në këndin e sipërm djathtas.

4. Çfarë nëse fatura mbërrin pas datës së maturimit?

Përpara hapjes së zarfit, kontrolloni që data në vulën postare të ndryshojë nga data e shtypur në hapësirën e adresës.

Nëse është ndryshe, zarfi nuk duhet hapur sepse vetëm kështu mund të bësh reklamacion për punën e postës.

Nëse datat pajtohen, dhe posta mbërriti shumë më vonë, arsyet e vonesës duhet të kontrollohen drejtpërdrejt me zyrën postare.

Me vërtetim me shkrim (zarfi me pullën postare të dorëzuar) Diners Club do të kthejë mbrapsht interesat që rezultojnë nga vonesa.

5. Sipas cilit kurs llogariten shpenzimet e kryera jashtë shteti?

Gjatë kryerjes së një transaksioni pagesor në euro, Përdoruesi i kartës së kreditit merr një detyrim në vlerën kundër denar të shumës së transaksionit të kryer të shprehur në euro, sipas kursit të shitjes të Bankës Tregtare AD Shkup në ditën e përpunimit të transaksionit pagesor. Tarifat bankare janë në barrën e përdoruesit. Të gjitha transaksionet në monedha të tjera përveç eurove fillimisht këmbehen në euro sipas një kalkulimi të marrë nga Diners Club International, pastaj detyrohen në vlerën kundër denar.

6. Çfarë duhet bërë në rast reklamacioni të faturës së fituar nga Diners Club?

Nëse anëtari ka vërejtje ose reklamacion për faturën e pranuar, ai ka të drejtë dhe obligim të dërgojë reklamacionin brenda 8 ditëve nga dita e fundit për pagesën e faturës kontestuese. Pas skadimit të afatit, fatura e marrë konsiderohet e saktë.

Kërkesë për reklamacion mund të dorëzohet çdo ditë pune në Qendrën e Kontaktit në numrin e telefonit 15 155 ose nëpërmjet adresës e-mail në info@diners.mk me shënimin – Reklamacion

7. A merret një faturë e korrigjuar nëse reklamacioni i paraqitur miratohet?
Jo, fatura është e gjeneruar dhe nuk mund të ndryshohet. Të gjitha ndryshimet shtesë, përfshirë edhe reklamacionet, do të evidentohen dhe do të llogariten në faturën e ardhshme.
8. Sa kohë duhet që mjetet të evidentohen në kartë pasi të bëhet një pagesë?

Pagesat evidentohen në bazë të deklaratave zyrtare të bankës.

Pasqyrat mbyllen në orët e mëngjesit për ditën paraprake të punës.

9. A mund të paguhen plotësisht shpenzimet e bëra me këste?

Po, për të njëjtën gjë është e nevojshme të dërgoni një kërkesë tek info@diners.mk.

Kompensimi për faturimin me këste në tërësi është i përcaktuar në tarifën e kompensimeve të shërbimeve që i kryen Diners Club, të publikuar në mënyrë zyrtare në faqen e internetit të Diners Club.

10. A është e mundur të fitohet një analitikë (pasqyrë) vjetore e shpenzimeve të kartës Diners Club?

Po, për të njëjtën gjë është e nevojshme të dërgoni një kërkesë tek info@diners.mk.

Kompensimi për lëshimin e analitikes (pasqyrës) vjetore është i përcaktuar në tarifën e kompensimeve të shërbimeve që i kryen Diners Club, të publikuar në mënyrë zyrtare në faqen e internetit të Diners Club.

 Mbështetja e përdoruesve dhe informacione

1. A ka mbështetje për përdoruesit?

Po, nëpërmjet aplikacionit mobil pa pagesë My Diners mundësohet akses i shpejtë, i lehtë dhe i sigurt në të gjitha informacionet në lidhje me kartat e Diners Club.

Anëtarët e Diners Club mund të realizojnë kontakt edhe nëpërmjet:

  • Qendrës së kontaktit që është e disponueshme 24/7 në numrin 15 155
  • Dërgesë të një e-mail në info@diners.mk
2. A merret një njoftim pas kryerjes së një transaksioni?

Po, nëpërmjet shërbimit SMS INFO+  të gjithë anëtarët e Diners Club fitojnë një mesazh SMS me njoftimin për një transaksion të suksesshëm ose të pasuksesshëm të kryer me kartën e Diners Club përmes ATM, terminalit POS dhe Internetit.

Me nënshkrimin e marrëveshjes për lëshimin dhe përdorimin e kartës Diners Club, çdo anëtar i ri bëhet në mënyrë të detyrueshme edhe përdorues i shërbimit SMS INFO+ të Diners Club.

Kompensimi për shërbimin SMS INFO+ është i përcaktuar në tarifën e kompensimeve të shërbimeve që i kryen Diners Club, të publikuara zyrtarisht në faqen e internetit të Diners Club.

3. Si mund të keni njohuri për faturat dhe shpenzimet tuaja?

Nëpërmjet aplikacionit mobil pa pagesë My Diners, anëtarët kanë qasje të shpejtë, të lehtë dhe të sigurt në të gjitha informacionet në lidhje me kartën e tyre Diners Club.

Aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë në një nga këto linke:
MyDines në App Store
MyDines në Google Play
MyDines në AppGallery

Nëpërmjet My Diners në çdo kohë mund:

  • Të fitohet mbikëqyrje mbi të gjitha faturat dhe shpenzimet që lidhen me kartat e Diners Club
  • Të raportohet pagesë jashtë shteti
  • Të dërgohet kërkesë për zmadhimin e limitit
  • Të kontrollohen të gjitha promovimet dhe risitë aktuale të Diners Club
4. Çfarë duhet të bëni nëse karta e Diners Club dëmtohet/humbet?

Nëse karta deformohet në mënyrë fizike (thyhet, shkrihet, ndahet), është e nevojshme që e njëjta të raportohet në qendrën e kontaktit në numrin e telefonit 15 155 që të mund të bëhet zëvendësimi i kartës.

Nëse karta humbet apo vidhet, duhet MENJËHERË të kontaktohet qendra e kontaktit të Diners Club në numrin e telefonit 15 155 që e njëjta të bllokohet dhe në atë mënyrë të pamundësohet shpërdorimi eventual i mundshëm i kartës.

Nëse karta gjendet ndërkohë dhe e njëjta nuk ka qenë në posedim të një personi tjetër, ajo mund të aktivizohet sërish.

Kompensimi për lëshimin e kartës së re është i përcaktuar në tarifën e kompensimeve të shërbimeve që i kryen Diners Club, të publikuara zyrtarisht në faqen e internetit të Diners Club.