Si të merrni një kartelë Diners Club

Për të aplikuar për kartelën Diners Club, duhet të jeni shtetas i RVM-së ose i shtetas huaj me vendbanim të rregulluar në RMV. Hapi i parë për anëtarësim në Diners Club është plotësimi i aplikacionit për kartelën Diners Club, të cilën mund ta plotësoni shpejt dhe lehtë në linkun e mëposhtëm.

Kartelat e Diners Club u dërgohen anëtarëve në adresën e dëshiruar.

Diners Club nuk jep shpjegime në rast të refuzimit të anëtarësimit.

Marrja e kartelës

Kartelat e Diners Club u dërgohen anëtarëve në adresën e dëshiruar.

Kartelat e biznesit lëshohen vetëm me autorizimin e dhënë nga anëtari.

Limiti

Çdo anëtar i ri i kartelës Diners Club merr një limit fillestar deri në një minimum prej 3 pagash. Nëse keni nevojë për të rritur limitin, duhet të plotësoni “Kërkesën për ndryshim të limitit” dhe ta dërgoni në info@diners.com.mk. Kërkesën për ndryshimin e limitit mund ta merrni këtu.

Përdorimi

Pikat e shitjes ku mund të bëhet pagesa me kartelën tonë janë të shënuara qartë me logon e Diners Club International dhe Discover.

Kartela Diners Club mund të përdoret jashtë vendit në të gjitha pikat e shitjes ku ndodhet logoja e Diners Club International dhe Discover.

Qarkullimi i kërkuar për anëtarësi falas:

Diners Club Classic: 90.000 denarë

Diners Club Acibadem Sistina: 90.000 denarë

* Në rast se një përdorues ka kartelë Diners Club Classic dhe Diners Club Acibadem Sistina, qarkullimi vlen për të dyja kartelat.

* Në qarkullimin e bërë llogariten vetëm faturat e faturuara për një periudhë 12 mujore nga muaji i lëshimit të kartës.

Tërheqja e parave të gatshme

Paratë e gatshme në Maqedoninë e Veriut  mund të tërhiqen nga bankomatet e NLB Bankës dhe UniBanka, si dhe nga degët e Stopanska Bankës SHA Manastir.

Tërheqje e parave të gatshme me këste nga bankomatet e NLB-së – deri në 12 këste mujore.

Bankomatet e NLB Bank

Kontrolloni lokacionet në bankomatet në linkun.

Tërheqja e parave në Degët e Stopanska Bankës SHA Manastir deri në tre këste mujore me kartelën Diners Club Classic dhe deri në gjashtë këste mujore vetëm me kartelën Diners Club Acibadem Sistina.

* Me rastin e tërheqjes së parave të gatshme, shpenzimet paguhen sipas tarifës aktuale të Diners Club Macedonia.

Informacionin mbi shumën e limitit të tërheqjes së parave të gatshme mund ta merrni në:

  • Shërbimi My Diners
  • Qendra Informative 15 155

Tërheqja e parave jashtë vendit, në ATM-të ku janë shënuar Diners Club dhe Pulse, si dhe në sportelet e bankave të caktuara.

Lokatori i parave të gatshme për anëtarët e Diners Club në mbarë botën:

www.dinersclubcash.com

* Për të tërhequr para nga ATM-të duhet të keni kodin PIN, të cilin ju rekomandojmë ta mbani veçmas nga kartelaa e Diners Club dhe të cilin vetëm ju duhet ta dini.

Shitje me këste

Në të gjitha pikat e shitjes së Diners Club në Maqedoni ofrohen shitje deri në 12 këste. Në pikat e shitjes Neptun, Technomarket, Setek çdo gjë që nga teknologjia dhe Agrotekna, mund të shitet deri në 12 këste. Për çdo këst llogaritet kompensim për blerjeme këste. Numri i kësteve duhet të shënohet në fletëpagesë.

Urdhërpagesë e periodike

Përmes urdhërpagesës periodike Diners Club për anëtarët e vet i rregullon rregullisht llogaritë për: EVN-në, Telekom-in, M-Recharge. Për të aktivizuar e shërbimit të urdhërpagesës periodike, duhet të plotësoni kërkesën dhe ta dërgoni në info@diners.com.mk. Kërkesën mund ta merrni këtu.

Urdhërpagesa periodike në Bankën Komerciale

Të gjithë anëtarët e Diners Club që kanë një llogari transaksioni në Bankën Komreciale të aktivizojnë një urdhërpagesë për të paguar faturat tona. Më shumë informacion në 15 155.

Pagesat elektronike

Karta e Diners Club mund të përdoret për pagesa online, por më parë duhet të lajmëroheni në 15155 paraprakisht për të miratuar transaksionin.

Pin

Kodi PIN (Personal Identification Number Code) është numri juaj personal i identifikimit i nevojshëm për tërheqjen e parave nga ATM-të. Pini është një numër katërshifror.

Shënim: këtë numër duhet detyrimisht ta ndani nga kartela!

Faturat DC

Diners Club, një herë në muaj, u dërgon anëtarëve të tij njoftim për faturat.

Faturat mund t’i merrni në formë letre ose përmes shërbimit të postës suaj elektronike, pa pagesë.

Shpenzimet e bëra jashtë vendit janë paraqitur në llogari si huazime në denarë.

Orarin e gjenerimit të llogarisë mund ta shikoni në këtë link.

Nëse keni pyetje në lidhje me llogarinë, mund të informoheni në këtë adresë elektronike info@diners.com.mk.

Ankesat

Ankesa mund të bëhet me e-mail: info@diners.com.mk me shënimin – Ankesë ose duke telefonuar qendrën e kontaktit në numrin 15 155.

Ruani fletëpagesat sepse vetëm në bazë të fletëpagesës origjinale mund të bëhet ankesa mbi harxhimet.

Është e nevojshme të keni kopjen tuaj të miratimit të lëshuar për debitimin e kartelës suaj nëpërmjet internetit, e-mailit ose faksit (rezervimet e hotelit).

Nëse përdoruesi ka vërejtje ose ankesa për faturën e pranuar, ka të drejtë dhe obligim të bëjë vërejtje ose ankesë brenda 8 ditëve nga dita e fundit për pagesën e faturës së kontestuar. Pas skadimit të afatit konsiderohet se fatura e pranuar është e saktë.

Humbja e kartelës

Në rast të humbjes së kartelës, njoftoni MENJËHERË shërbimin kujdestar në numrin 15 155. Që nga momenti i njoftimit të humbjes ose vjedhjes së kartelës, të gjitha përgjegjësitë i bart Diners Club, përveç në rastin kur me kartelën humbet edhe kodi PIN. Kartela e re miratohet vetëm pas marrjes së njoftimit me shkrim për humbjen e kartelës.