Historia

Diners Club Maqedoni

Karta Diners Club është karta e parë disponueshme e kreditit dhe karta e pagesës në vend që nga viti 1996, kur në fakt u themelua Diners Club Maqedoni.

Në dhjetor 2020, Diners Club Maqedoni u bë pronar i drejtpërdrejtë i franshizës për herë të parë, duke lidhur një marrëveshje franshize (ekskluziviteti) me Diners Club International Ltd. si kompani për shërbime bankare direkte dhe shërbime pagesash. Me këtë, Diners Club Maqedoni  merr të drejtën ekskluzive për lëshimin e kartave Diners Club në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nuk ka pothuajse asnjë produkt apo shërbim që nuk mund të paguhet me një kartë krediti Diners Club, falë rrjetit të mirëzhvilluar të shitjeve në vend dhe në botë, i cili është në rritje të vazhdueshme.

Në Maqedoni, me kartën e kreditit Diners Club mund të paguhet me këste dhe këste pa interes në më shumë se 4000 pika shitjeje dhe përmes 7.540 terminaleve POS. Familja e Diners Club Maqedoni numëron mbi 15,000 përdorues aktivë, dhe kompania ofron një portofol të pasur të produkteve dhe shërbimeve dhe mbështetje 24/7 të klientit për anëtarët e saj.

Falë rezultateve të shkëlqyera, reputacionit të ndërtuar dhe investimeve dhe aktiviteteve të mëdha në treg, në vitin 2022 Diners Club Maqedoni merr lejen për të blerë të drejtat e franshizës për zgjerim në katër shtete, Serbi, Mali i Zi, Shqipëri dhe Kosovë.

Diners Club International

E themeluar në vitin 1950 në Nju Jork, SHBA, Diners Club është alternativa e parë e kartës së kreditit dhe pagesave pa para të gatshme në botë. Vetëm një vit më vonë tashmë ka 42,000 anëtarë që mund ta përdorin kartën në mbi 1,000 pika shitjeje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot Diners Club International Ltd. është në pronësi të Discover Financial Services (NYSE: DFS), një nga markat më të njohura në sektorin financiar të SHBA.

Si pjesë e rrjetit Discover, karta Diners Club është e pranishme dhe e pranuar:

  • Në më shumë se 200 vende dhe territore

  • Në më shumë se 45 milionë pika shitjeje në mbarë botën

  • Në më shumë se 1.2 milionë bankomatëve në mbarë botën

  • Në më shumë se 1300 sallone të aeroporteve në mbarë botën